Kripa Që Nuk Konsumohet, Por Bën Çudira Në Shëndetin Tuaj

Nga Nounou Rona Nushi

Çfarë është kripa Epsom?

Kripa Epsom ne fakt nuk është kripë, por është mineral i pastër i gjendur në natyrë, me përbërje sulfat magnezi. I njohur shumë herët si një shërues natyral për një sërë sëmundjesh, kripa Epsom ka dobi të shumta shëndetësore, si dhe spafund përdorime në fushën e bukurisë, familjes dhe kopshtarisë.

Duke qenë se sulfati i magnezit përthithet shumë shpejtë nëpërmjet lëkurës, kjo gjë e bën kripën Epsom shumë të dobishme si përbërës në vaskën tonë.
Magnezi luan një sërë rolesh në trupin tonë, përfshirë këtu rregullimin e aktivitetit të mbi 325 enzimeve, reduktimin e inflamacionit, ndihmon në mirëfunksionimin e  muskujve dhe fijeve nervore. Nga ana tjetër sulfatet ndihmojnë në përmirësimin e absorbimit të lëndëve ushqyese, eliminimin e toksinave dhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës (migrenës).

Cilat janë përfitimet shëndetësore të përdorimit të kripës Epsom?

Çuditë e kripës Epsom kanë qenë të njohura për qindra vjet dhe, ndryshe nga kripërat e tjera, ajo është e dobishme në qetësimin e trupit, mendjes dhe shpirtit. Disa nga përfitimet shëndetësore të panumërta janë mirëfunksionimi i sistemit nervor, shërimin e problemeve të lëkurës (mykun në lëkurë), qetësimin e dhimbjeve muskolare, trajtimin e ftohjeve duke forcuar sistemin imunitar dhe eliminimin e toksinave nga trupi. Një nga mënyrat më të thjeshta për të lehtësuar stresin dhe problemet e lidhura me stresin është të futeni në një vaskë të mbushur me ujë të nxehtë dhe me kripe Epsom. Ose, mund ta tresim në ujë (rreth 1-2 luge gjelle ne 200 ml ujë) e hedhim në një shishe spray dhe e aplikojmë në trup në mbrëmje, para se të flemë.

Disa nga përfitimet më tv njohura të kripës së Epsom përfshijnë:

E lehtëson stresin dhe e relakson trupin

Stresi ulë nivelin e magnezit në trup dhe rrit nivelin e adrenalinës. Nëse e tresim kripën Epsom në ujë të ngrohtë, ajo absorbohet përmes lëkurës dhe “rimbush” nivelin e magnezit në trup. Magnezi ndihmon për të prodhuar serotoninën, një neurotransmetitor që ngre humorin dhe krijon një ndjenjë të lumturisë, qetësisë dhe relaksimit. Hulumtimet tregojnë se magnezi gjithashtu rrit energjinë dhe qëndrueshmërinë duke stimuluar prodhimin e ATP-se, që janë burimi i energjisë në trupin tonë. Jonet e magnezit gjithashtu ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të ulni nervozizmin duke ulur efektet e adrenalinës.

Relakson dhimbjet muskolare

Banja me kripë Epsom është e njohur për të lehtësuar inflamacionin, duke e bërë atë të dobishme në trajtimin e muskujve të lënduar, astmës bronkiale dhe dhimbje të kokes (migrenë).

Përpiquni të thithni këmbët tuaja të lodhura (dhe me erë të keq) në një vaskë uji me gjysmë filxhan të kripës Ultra Epsom tonë. Kripë Epsom zbut lëkurën dhe madje do të neutralizojë erën e këmbës.

Ndihmon muskujt dhe nervat që funksionojnë si duhet

Studimet tregojnë se kripë Epsom mund të ndihmojë rregullimin e elektroliteve në trupin tuaj, duke siguruar funksionimin e duhur të muskujve, nervave dhe enzimave.

Ndihmon me mykun dhe erën e keqe të kembëve

Kripën Epsom mund ta shtoni në një legen të mbushur me ujë të ngrohtë, për këmbët tuaja. Do të shikoni dobi të shumta ne neutralizimin e erës së keqe të këmbëve, shërimin e mykut dhe relaksimin e këmbëve. Kaq pak punë për shumë dobi.

Ndihmon me elasticitetin e arterieve dhe problemet e zemrës

Kripa Epsom besohet të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke përmirësuar qarkullimin e gjakut, mbrojtur elasticitetin e arterieve dhe duke parandaluar mpiksjen e gjakut.

Bën insulinën më efektive

Nivelet e duhura të magnezit dhe sulfatit rrisin efektivitetin e insulinës në trup.

Ndihmon me kapsllëkun

Studime të shumta kanë zbuluar se kripa Epsom mund të përdoret për të trajtuar kapsllëkun. Me përdorim të brendshëm, kripa Epsom vepron si një agjent detoksifikues për pastrimin e zorrës së trashë. Kripa vepron si një laksativ duke rritur sasinë e ujit në zorrët dhe mund të sjellë lehtësim të përkohshëm nga kapsllëku. Por, në këtë rast është e detyrueshme të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj dhe të blihet kripa në farmaci, enkas për kaspllëk.

Eliminon toksinat nga trupi

Sulfatet në kripën Epsom ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe metaleve të rënda nga qeliza. Lëkura juaj është një membranë shumë poroze dhe shtimi i mineraleve të duhura në ujin tuaj (në vaskë ose aplikim me spray direkt në lëkurë) shkakton një proces të quajtur osmozë e kundërt, e cila në këtë rast ndihmon me nxjerrjen nga trupi të toksinave të dëmshme.

Dhe për fund, më e bukura është që për gjithë këto dobi nuk kemi nevojë të konsumojmë suplement magnezi. Kripa Epsom me aplikim topik, nëpëmjet përthithjes nga lëkura, është më efektive se konsumimi i saj oral.

Leave a Reply