FAQ

Pyetjet Më Të Shpeshta

Si mund të bëj porosi online?

Për blerje online klikoni produktet që ju interesojnë dhe kalojini në shportë. Zgjidhni shtetin tuaj dhe përfundoni porosinë.
Për blerje brenda Kosovës dhe Shqipërise pagesa bëhet CASH, në momentin që merrni porosinë. Për shtetet e tjera pagesa bëhet nëpërmjet PayPal.
Për formë tjetër të pagesës (nëpërmjet bankës apo transfertë me Western Union mund të na kontaktoni nëpëmjet email).

Sa kushton posta?

Shqipëri: Posta është 200 lek për çdo blerje.
Kosovë: Posta është 3€ për çdo blerje.
International: Posta është 2€ për çdo produkt.

Mund të paguajmë me kartë pranë dyqanit tuaj?

Pranë dyqanit tonë Bees & Trees tek Toptani Center, Tiranë, mund të bëni dhe pagesa me kartë. Në rast se dispononi kartë Prima të BKT, keni mundësinë të bëni dhe pagesë me këste, pa komision.

Ku mund ti gjejmë produktet tuaja?

Produktet tona i gjeni ne Shqipëri tek dyqani jonë Bees & Trees (Qendra Toptani, Tiranë), në Kosovë tek dyqani Bionatural Shop (te Qafa, Prishtinë) dhe kudo tjetër me dërgesa me postë.
Dërgesat brenda Shqipërisë dhe Kosovës vonojnë 1-2 ditë pune.

Si mund të zgjedh produktet e duhura për lëkurë normale / të thatë?

Seti i plotë për trajtimin e fytyrës nga mëngjesi në mbrëmje i përshtatshëm për lëkurë normale / të thatë ose të ndjeshme është:

  1. Organic Cleansing Foam– Për pastrimin e fytyës. Është larës delikat, i ndjeshëm, pastron make up dhe papastërtitë shumë lehtë dhe e mban lëkurën të butë. Nuk e thanë lëkurën.
  2. Hidrosol Mersine / Hidrosol Frankincense – Si tonik për pastrim më të thellë të fytyrës dhe për parapërgatitjen e lëkurës për përthithjen e kremit përdoret hidrosoli i Mersinës ( për lëkurë normale dhe të thatë) ose hidrosoli Frankincense (për lëkurë të ndjeshme dhe të skuqur).
  3. Organic Antiwrinkle Serum – Për rigjenerimin e fytyrës dhe zbardhimin, për shenjat nga aknet, mbipigmentim lëkure, për lëkurë të thatë e pa shkëlqim, produkti më i përshtatshëm është serumi me veti të fuqishme rigjeneruese.
  4. Organic Eye Contour – Kremi për zonën rreth syve i përshtatshëm për moshat nga 24 vjeç e sipër, që ndihmon me rrudhat e mimikës, qeskat dhe rrathët e zinjë.
  5. Organic Antiwrinkle Cream – kremi me veti të thella hidratuese dhe ushqyese. Përthithet shpejtë nga lëkura dhe e mban atë të butë e hidratuar në thellësi.
  6. Organic Scrub – Për lëkurat e thata është e rëndësishme të bëhet scrub herë pas here, për të pastruar qelizat e vdekura dhe për të ndihmuar në përthithjen më të mirë të produkteve.
  7. Organic Antiwrinkle Mask – Maska me argjilë të bardhë përdoret dy herë në javë dhe ndihmon me hidratimin e ushqyerjen e lëkurës. E mban fytyrën të ndriçuar dhe ndihmon me zbardhimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli.

Seti i plotë për trajtimin e fytyrës nga mëngjesi në mbrëmje i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme / kombinuar është:

  • Organic Cleansing Foam– Për pastrimin e fytyës. Është larës delikat, i ndjeshëm, pastron make up dhe papastërtitë shumë lehtë dhe e mban lëkurën të butë. Nuk e thanë lëkurën.
  • Hidrosol Livando / Hidrosol Witch Hazel – Si tonik për ekuilibrimin e yndyrës, pastrim më të thellë të fytyrës dhe për parapërgatitjen e lëkurës për përthithjen e kremit përdoret hidrosoli i Livandos ( për lëkurë të kombinuar) ose hidrosoli Witch Hazel (për lëkurë të yndyrshme, me pore e pika të zeza).
  • Organic Antiwrinkle Serum – Për rigjenerimin e fytyrës dhe zbardhimin, për shenjat nga aknet, mbipigmentim lëkure, për lëkurë pa shkëlqim, produkti më i përshtatshëm është serumi me veti të fuqishme rigjeneruese.
  • Organic Eye Contour – Kremi për zonën rreth syve i përshtatshëm për moshat nga 24 vjeç e sipër, që ndihmon me rrudhat e mimikës, qeskat dhe rrathët e zinjë.
  • Organic Antiwrinkle Cream – kremi me veti të thella hidratuese dhe ushqyese. Përthithet shpejtë nga lëkura dhe e mban atë të butë e hidratuar në thellësi. Nuk qëndron vajore mbi lëkurë, sidomos nëse paraprakisht është përdorur dhe hidrosoli për ekuilibrimin e yndyrës.
  • Organic Scrub – Është e rëndësishme të bëhet scrub herë pas here, për të pastruar qelizat e vdekura dhe për të ndihmuar në përthithjen më të mirë të produkteve. Gjithashtu, për fytyrat e yndyrshme ndihmon me poret e bllokuara nga sekretimi i yndyrës.
  • Organic Antiwrinkle Mask – Maska me argjilë të bardhë përdoret dy herë në javë dhe ndihmon me hidratimin e ushqyerjen e lëkurës. E mban fytyrën të ndriçuar dhe ndihmon me zbardhimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli.
  • Konjac Sponge me karbon bamboo-je – Për pastrimin e fytyrës bashkë me larësin shkumues mund të përdoret sfungjeri nga rrënja e konjakut. Sfungjeri me karbon bamboo-je është i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme, me pika të zeza, pore dhe shenja aknesh.

Seti i plotë për trajtimin e fytyrës nga mëngjesi në mbrëmje i përshtatshëm për lëkurë pro akneike dhe me shenja është:

  1. Organic Cleansing Foam– Për pastrimin e fytyës. Është larës delikat, i ndjeshëm, pastron make up dhe papastërtitë shumë lehtë dhe e mban lëkurën të butë. Nuk e thanë lëkurën. Ka veti antibakteriale / antiseptike.
  2. Hidrosol Livando  – Si tonik për ekuilibrimin e yndyrës, pastrim më të thellë të fytyrës dhe për parapërgatitjen e lëkurës për përthithjen e kremit përdoret hidrosoli i Livandos. Ky hidrosol ka veti te fuqishme antibakteriale / antiseptike dhe ndihmon me qetësimin e akneve.
  3. Organic Antiwrinkle Serum – Për rigjenerimin e fytyrës dhe zbardhimin, për shenjat nga aknet, mbipigmentim lëkure, për lëkurë pa shkëlqim, produkti më i përshtatshëm është serumi me veti të fuqishme rigjeneruese. Specifikisht për lëkurat akneike ndihmon me qetësimin e skuqjeve dhe rigjenerimin e shenjave të mbetura nga aknet.
  4. Derma Pure – krem antiakne për trajtimin dhe qetësimin e akneve. Aplikohet në gjithë fytyrën në mëngjes dhe mbrëmje dhe në periudhën që përdoret për trajtimin e akneve zëvendëson dhe kremin hidratues. Për aknet hormonale ndihmon vetëm në sipërfaqe, duke i qetësuar aknet. Për trajtimin e tyre nuk mjaftojnë vetëm produktet kozmetike, duke qenë se problemi është i brendshëm / fiziologjik, dhe duhet ndikuar me dietë ose medikamente.
  5. Organic Scrub – Është e rëndësishme të bëhet scrub herë pas here, për të pastruar qelizat e vdekura dhe për të ndihmuar në përthithjen më të mirë të produkteve. Gjithashtu, për fytyrat e yndyrshme dhe pro akneike ndihmon me poret e bllokuara nga sekretimi i yndyrës. Në këtë mënyrë edhe parandalohen aknet e shkaktuara nga yndyra e tepërt dhe papastërtitë të bllokuara në pore.
  6. Organic Antiwrinkle Mask – Maska me argjilë të bardhë përdoret dy herë në javë dhe ndihmon me hidratimin e ushqyerjen e lëkurës. E mban fytyrën të ndriçuar dhe ndihmon me zbardhimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli dhe shenjave nga aknet.
  7. Konjac Sponge me karbon bamboo-je – Për pastrimin e fytyrës bashkë me larësin shkumues mund të përdoret sfungjeri nga rrënja e konjakut. Sfungjeri me karbon bamboo-je është i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme, me pika të zeza, pore dhe shenja aknesh.

Seti i plotë për trajtimin e fytyrës nga mëngjesi në mbrëmje i përshtatshëm për lëkurë mature është:

  1. Organic Cleansing Foam – Për pastrimin e fytyës. Është larës delikat, i ndjeshëm, pastron make up dhe papastërtitë shumë lehtë dhe e mban lëkurën të butë. Nuk e thanë lëkurën.
  2. Hidrosol Mersine  – Si tonik për pastrim më të thellë të fytyrës dhe për parapërgatitjen e lëkurës për përthithjen e kremit përdoret hidrosoli i Mersinës.
  3. Organic Antiwrinkle Serum – Për rigjenerimin e fytyrës dhe zbardhimin, për shenjat në fytyrë, mbipigmentim lëkure, për lëkurë pa shkëlqim, produkti më i përshtatshëm është serumi me veti të fuqishme rigjeneruese.
  4. Organic Eye Contour – Kremi për zonën rreth syve i përshtatshëm për moshat nga 24 vjeç e sipër, që ndihmon me rrudhat e mimikës, qeskat dhe rrathët e zinjë.
  5. Organic Antiwrinkle Cream – kremi me veti të thella hidratuese dhe ushqyese. Përthithet shpejtë nga lëkura dhe e mban atë të butë e hidratuar në thellësi. Zbut rrudhat ekzistente dhe ndihmon me parandalimin e tyre.
  6. Organic Scrub – Është e rëndësishme të bëhet scrub herë pas here, për të pastruar qelizat e vdekura dhe për të ndihmuar në përthithjen më të mirë të produkteve.
  7. Organic Antiwrinkle Mask – Maska me argjilë të bardhë përdoret dy herë në javë dhe ndihmon me hidratimin e ushqyerjen e lëkurës. E mban fytyrën të ndriçuar dhe ndihmon me zbardhimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli.
  8. Konjac Sponge me argjilë rozë – Për pastrimin e fytyrës bashkë me larësin shkumues mund të pëdoret sfungjeri nga rrënja e konjakut me argjilë roze ose të kuqe. Janë të përshtatshme për lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe mature.